Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 21:38

Los Angjelos – Mbyllja e një pjese të autostradës, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri që tre personave t’iu lindte një ide e çmendur.

Matt Corrigan, së bashku me bashkëshorten dhe një mik të familjes, vendosën që të shfrytëzonin hapësirën bosh të një prej autostradave me më shumë trafik në botë për të ngrënë një darkë të qetë.

Nga frika se mos policia i arrestonte, darka zgjati vetëm 5 minuta. Të tre arritën të dilnin nga autostrada pa u vënë re, së bashku me tavolinën dhe pjatat që kishin marrë me vete.