Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 15:53

Që pas aventurave të tij me serialet për fëmijë të Harry Potter, aktori Daniel Radcliff do të bëj paraqitjen e parë të tij në një film për të rritur, dhe ky film është një film horror.

Filmi quhet “The Women In Black” dhe flet për një avokat të ri Arthur Kipps, i cili udhëton diku larg në një ishull të Anglisë, në një shtëpi të largët për të vënë në vijë çështjet e fundit të një klienti të vdekur.

Gjatë varrimit të klientit të tij ai persekutohet nga një fantazëm, e cila shihet prej fëmijëve por që refuzojnë të flasin. Kjo fantazëm bëhet e ligë aq sa e gjithë qyteza mbërrthehet nga një valë terrori, por ‘shtëpia e kënetës’ ishte epiqëndra e kësaj fantazme.

Trileri i filmit nis me tingëllimën e një kutie lodër për fëmijë me imazhe të shëmtuara lodrash të vjetëruara. Një zë drithërues fëmije thotë: “Gjatë kohës për të pirë çaj mbasdite, një ndryshim ndodhi në ajër, një thyerje kockash që të tregon se ajo është atje.

Disa prej tyre besojnë se i gjithë qyteti është i mallkuar, por shtëpia tek këneta ishte më e keqja. Ajo çfarë ajo don, nuk dihet, por ajo gjithmonë kthehet… spektri i errësirës, gruaja me të zeza.”

Ky film sipas Radcliff do të jetë vërtetë i frikshëm, aq sa s’do të ketë njëri që të mos lëvizi nga karrigia e frikësuar! Për të gjithë adhuruesit e filmit horror, ky film do të vij për ta më 12 shkurt 2012. (LajmeShqip.com)