Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 18:35

Prishtinë – Ka vendosur t’i jap fund thashethemeve të cilat muajve të fundit  janë shtuar në masë të madhe. Këngëtarja e njohur kosovare ka pohuar si të vërteta dy prej thashethemeve që kanë bërë më së shumti bujë.

“E vërteta qëndron se unë nuk jam në lidhje me të (Krenarin). Si ndoshta edhe çdo lidhje tjetër, në një kohë zbehet lidhja dhe e vëren se nuk përshtatesh dhe vendosëm t’i japim fund”, ka thënë Daffy në “Prive”.

Këngëtarja e njohur ka pohuar edhe shkëputjen e saj nga menaxheri Drin Zatriqi duke mohuar kështu edhe zërat se ajo është pjesë e produksionit “Baba Stars”.

“S’kam qenë pjesë e produksionit Baba Stars nuk e di kush e ka shpikur. Drin Zatriqin menaxher e kam pasur por me kalimin e kohës nuk jemi përputh nga ana profesionale e menaxhimit të punës. Më nuk është menaxher i imi”, ka thënë këngëtarja.

Por kjo nuk është e tëra. Daffy ka thënë se kësisoj ka ndërprerë realizimin e një klipit të këngës me Getoar Selimin “D&G”.

“Kënga D&G është njëra prej këngëve pjesë e albumit. Ish menaxheri im më pat thënë ta bëjmë këtë këngë dhe pranova. Por me kohë u zhvilluan disa gjëra dhe nuk ka ecur puna siç kam menduar se do të shkojnë dhe janë ndërpresë automatikisht xhirimet”, ka thënë Daffy.

Por ajo nuk do të ndalet. Ajo ka paralajmëruar këngën e re me klip “Supernova” dhe
daljen e albumit në shitje, ani pse nuk ka dhënë data të sakta. (LajmeShqip.com)