Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 12:00

Prishtinë – Dafina Zeqiri, e cila pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të ri “Just me”, këto ditë gjithashtu pritet të publikojë edhe klipin e këngës së re, promovuese të albumit, “Supernova”.

Pavarësisht telasheve që ka pasur javët e fundit, me ndarjen nga i dashuri i saj dhe ndërrimin e kompanisë muzikore, Dafina duket se nuk ka ndër mend të shkëputet nga angazhimet e saj artistike.

Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa foto gjatë incizimit të klipit “Supernova”.

Klipi i kësaj kënge pritet të publikohet më 18 dhjetor.

(LajmeShqip.com)