Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 10:40

Kёnga dhe klipi mё i fundit i kёngёtares kosovare Duffy, “Dangerously in Love”, ka marrё shumё kritika, dhe jo vetёm pёr faktin se e ka titulluar kёngёn e saj njёsoj me njё superhit tё divёs amerikane, por edhe se duket qartё qё ideja e klipit tё saj ёshtё e kopjuar nga klipi “Halo”, sёrish e Beyonces.

Videoja e kёngёs ёshtё realizuar nё Australi, prandaj edhe Duffy ёshtё shfaqur me njё kangur.

Klipi nis me tё, e cila ngrihet nga shtrati qё ndan me tё dashurin e saj, qё ёshtё i njёjti edhe nё jetёn reale, Krenari. E veshur me kostum plazhi “Burberry”, ajo vijon nё plazh… Megjithёse, duket qartё ngjashmёria e kёtij klipi me atё tё “Halo” nga Beyonce, ana teknike e realizimit tё tij, lё pёr tё dёshiruar.

Dafina Zeqiri ёshtё njё kёngёtare – kёrcimtare kosovare e lindur nё Suedi, mё 14 prill 1989. Qё nё fёmijёri ajo ka qenё e interesuar pёr muzikёn dhe inspirim pёr tё ka qenё nёna e saj, njёkohёsisht kёngёtare kosovare. Karrierёn e ka nisur me kompozim kёngёsh, pёr tё vazhduar mё pas si kёngёtare. Ajo njihet me nofkёn Duffy dhe ka fituar njё popullaritet tё madh nё tё gjitha komunitetet shqipfolёse.

Nё vitin 2007 ajo fitoi ‘Çmimin e parё’ me kёngёn “Rrallё e pёrmallё”, nё Polifest. Rishtazi, nё vitin 2008 ajo mori pjesё nё kёtё eveniment, duke fituar ‘Çmimin e publikut’ me kёngёn “Adios”. Nё po kёtё vit ajo mori pjesё nё Top-Fest 6, ku me kёngёn “Dua qё ta di” mori çmimin “Kёnga mё e mirё R&B”. Nё shtator tё 2009-tës ajo mori pjesё nё Polifest me “Amazing Girl”, duke fituar ‘Çmimin e publikut’. (LajmeShqip.com)