Prishtinë – Pasi është ndarë nga i dashuri dhe braktisur nga menaxheri, këngëtarja Dafina Zeqriri ka marrë një lajm të mirë. E këtë lajm ia ka kumtuar vetë ish menaxheri i saj nëpërmjet një statusi në Facebook.
Drin Zatriqi që e quan vetën menaxher të dorëhequr të Dafina Zeqirit ka shkruar para pak çastesh në faqen e tij se Gjykata Gjermane në Hamburg ka marrë vendim kundër “Dailymotion” të cilët ishin paditur për shkelje të të drejtave të autorit. Sipas Zatriqit, bëhet fjalë për klipin e këngës “My swag” të cilën “Dailymotion” edhe pas kërkesës për ta hequr nuk e ka bërë këtë.
Ish menaxheri i Dafinës, Drin Zatriqi ka shkruar se i ka kërkuar gjykatës dëmshpërblim prej 250 mijë eurove, porse kjo e fundit e ka zbritur shumën në 45 mijë euro. Në vazhdim ju sjellim statusin e Zatriqit në Facebook.
“Gjykata Gjermane në Hamburg ka marrë vendim kundër DailyMotion-it të cilët i kemi paditur për shkeljen e të drejtave të autorit, vendimi u bazua në provat të cilat i kemi dërguar për videoklipin “My Swag” të cilin dailymotion edhe pas kërkesës sonë nuk e kishte hequr.
Shuma e dëmshpërlbimit të cilën në e kemi kërkuar ishte 250.000 euro mirëpo, gjykata ka vendos që Dailymotion duhet të paguaj 45.000, dhe ky është vendim i formës se prerë. Është hera e parë që ngrihet padi dhe fitohet kundër DailyMotion, duke mbrojtur një vepër shqiptare. Respekt, Drin Zatriqi (menaxheri i dorehequr)”. (LajmeShqip.com)