Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 16:33

Superylli hollivudian Tom Hanks ёshtё duke u pёrballur me rёnien mё tё madhe nё karrierёn e tij.

Filmi i tij i ri ‘Larry Crowne’ ka bombarduar kinematё nё Amerikё gjatё kёsaj fundjave ku Tom Hanks ёshtё njёkohёsisht regjisor, producent dhe skenarist.

Filmi bën fjalë për një veteran lufte i cili pasi humbet punёn kthehet në kolegj dhe bie në dashuri me profesoreshёn e tij, roli i sё cilёs luhet nga Julia Roberts.

Vlerёsimet negative janё shprehur nga analistё me termat “Një film shokues”, “Një eksperiencë e dhimbshme” dhe deri nё termin “Tё bёnte pёr tё vjellё”.

Kritikat nuk kanё kursyer as Hanks dhe as Roberts.

Fituesi i dy çmimeve Oskar, Hanks 55-vjeçar, ka qёnё njё yll pёr 20 vite. Ai njihet pёr rolet e tij tё famshёm nё “Forrest Gump”, “Castaway” dhe “Saving Private Ryan”. (LajmeShqip.com)