Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 11:25

Katie Holmes kur ishte e re ëndërronte për martesën e saj, ashtu siç bën çdo vajzë.

Në vitin 2004 ajo i pati rrëfyer revistës ‘Seventeen’ se së vogli ëndërronte të martohej me Tom Cruise.

Dhe ëndrra e fëmijërisë së saj u bë realitet kur më 18 nëntor të 2006-ës, ajo u martua me Tom Cruise përpara 150 të ftuarve, në kështjellën Odescalchi, në Bracciano të Italisë.

Atë ditë 32 vjeçarja dhe 49 vjeçari shkëmbyen unaza prej floriri të artë, me diamant, të punuara posaçërisht nga marka Cartier.

Që prej asaj dite, përralla e tyre ka vazhduar dhe të dy po e gëzojnë këtë martesë edhe me vajzën e tyre 5 vjeçare, Suri. (LajmeShqip.com)