Irina Shayk ka dhënë një intervistë për “Sports Illustrated”, ku ka folur për lidhjen e saj me yllin portugez të Real Madrid CristianoRonaldon, për të cilin thotë se i ofron gjithçka që ajo do. “Ne ishim së bashku për më shumë se tri vjet dhe jam duke e shijuar lidhjen time. Ai është një mbështetje e madhe për mua. Ai gjithmonë është në anën time dhe di se si të më bëjë të lumtur. Ai e kupton perfekt punën time, e cila është mjaft e rëndësishme për mua. E dua profesionin dhe udhëtimet, kështu që kam nevojë që partneri im ta kuptojë se unë po jap gjithçka për ta bërë këtë”, është shprehur super-modelja ruse.
“Si çdo femër, unë dua të kem fëmijë, një familje dhe kafshë në shtëpi. Mirëpo, nuk mund t’i planifikoni këto gjëra. Ju nuk e dini kurrë se kur do të vjen koha për këto. Cristiano është gjithmonë i qetë dhe përshtatet me personalitetin tim. Prandaj, unë mundohem t’i ofroj tërë mbështetjen time, kur ai ka nevojë për mua”, përfundoi Irina Shayk.
|

25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30