Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 08:28

Ylber Abdullahu, i njohur nga të gjithë si Cozman, ka vetëm pak javë që mbushi 30 vjet. Reperi sapo ka hyrë në një fazë të re të jetës, e cila jo vetëm nuk e tremb, por i jep një garanci për të ardhmen.

“Nuk kam pse ta kem frikë çështjen e moshën, nuk pendohem për asgjë që kam bërë deri tani në jetë”, ka thënë në një intervistë për revistën Paloma.

Ndërsa moshën nuk e tregon aspak, për veten dhe jetën private nuk i pëlqen të flasë. Më shumë flet për punën që bën. Projekti i fundit veror “Holla” i ka kaluar pritshmëritë e reperit, por jo ato të “Fenix”-it, siç mund të pritej.

Cozman është i kënaqur me klikimet, me pritjen e publikut, por është i ndërgjegjshëm se suksesi i “Fenix” nuk përsëritet:

“Jam shumë i kënaqur. Është dëgjuar gjithandej. Njerëzit mund të kenë pritur një “Fenix” nga shkalla e suksesit, por si mund të presësh një “Fenix”, kur ai projekt është i papërsëritshëm? Kot mundohen të gjithë ata që provojnë të arrijnë shkallën e atij suksesi. Jo “Holla”, por asnjë projekt muzikor në diskografinë shqiptare që prej lançimit të “Fenix” e tutje nuk do të mund të krahasohet me të”, ka thënë Cozman.