Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 14:10

Ish gruaja e të famshmit Kurt Cobain, ka dhënë një koncert dje në San Paolo të Brazilit.

Dhe gjatë këtij koncerti, momentet e saj ‘hot’ kanë qenë të shumta.

Po ju sjellim njërin prej tyre, ku këngëtarja i kërkon njërit prej fansave në audiencë që t’i jepte bluzën e tij. Bluza e tij kishte një mesazh shumë të veçantë për të. Në pjesën e përparme shkruhej “Courtney është Kuçka ime”, ndërsa në të prapmen “Courtney është Mbretëresha ime”.

Si ka veshur bluzën, ka nxjerrë pak edhe gjoksin! Duke patur parasysh jetën e saj problematike dhe të skandaleve, nuk çuditemi dhe aq shumë nga veprimi i saj. (LajmeShqip.com)