Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 13:12

Mediat zbulojnë një tjetër skandal të këngëtares Courtney Love, ish gruas së Kurt Cobain. Përpara një jave ajo ka marrë pjesë në një koncert të organizuar në Brazil. Teksa ka qenë duke kënduar ajo ka parë që në audiencë një fan ka ngritur fotografinë e Kurt Cobain. Si ka parë fotografinë, ka ndaluar së kënduari dhe i është drejtuar atij duke i thënë: “Nuk kam nevojë të shikoj një fotografi të Kurt-it dhe do kërkojë të të nxjerrin jashtë nëse vazhdon ta ngresh lartë fotografinë e tij. Unë nuk jam Kurt. Më duhet të jetoj çdo ditë me budalliqet e tij dhe hijen e tij. Të nxjerrësh fotografinë e tij është budallik dhe arrogante; dhe do të nxjerr me shkelma jashtë në qoftë se e bën edhe njëherë!” ka thënë, e cila ka vazhduar duke shfryrë inatin e saj. “Nuk ishe ti i martuar me Kobain, unë isha. Nuk ishe ti ai që u përjashtua nga banda si Dave, por ishte ai që e bëri. Kështu që këtu shiko Foo Fighters (grupi i saj), përndryshe pirdhu!”

Por as kjo nuk ka mjaftuar për t’ia shfryrë inatin, prandaj ajo i ka drejtuar një gjest mjaft vulgar fansit dhe ka thënë “Shumë mirë! Tani ne po ikim.”
Grupi është larguar me të vërtetë nga skena dhe është kthyer  vetëm pasi fansat anë filluar të brohorasin dhe kërkojnë kthimin e tyre duke thënë “Foo Fighters janë pederastë”. Atëherë ajo është rikthyer në skenë. (LajmeShqip.com)