Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 06:02

“Duheshim shumё, por ishim shumё tё ndryshёm nga njёri-tjetri…”

Aktorja shumё e famshme e serialit ‘Friends’ dhe “Scream 4” pёr herё tё parё flet pёr marrёdhёnien me ish burrin e saj, David Arquette, nё njё intervistё me Howard Stern. Pas dhjetё vitesh martesё ajo tregon se nuk mund tё duronte mё lidhjen e tyre.

“Ishte e pamundur qё ai kur tё mё prekte ose pёrqafonte, tё mos pёrfundonte duke dashur tё bёnte sex! Nuk mund ta duroja mё; ishte kthyer si nё njё fiksim!”, u shpreh Courteney. “Ai ёshtё vёrtetё njё njeri shumё i mirё dhe bashkё kemi kaluar shumё situata, sidomos vdekjen e babait tim pёr tё cilёn ai mё ka ndenjur shumё pranё. Por nuk dua t’i ngatёrroj kёto çёshtje me problemet qё ne kishim. Ne duheshim shumё, por ishim shumё tё ndryshёm nga njёri tjetri nё shumё aspekte.”

Sipas thashetheme qё lёvizin poshtё e lartё, ka shumё gjasa qё aktorja tё ketё rёnё rehat duke pёrjetuar njё histori dashurie me aktorin Josh Hopkins, pamvarёsisht kundёrshtimit tё saj.