Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 18:45

Ndonëse një prej aktorëve më të famshëm të Hollivudit, Bradley Cooper shfaqi vetitë karakteristike të një mashkulli tipik, ndërsa shpërfilli të dashurën Suki Waterhouse teksa ndiqte gjysmëfinalet e Uimbëlldonit në stadium.

38-vjeçari dhe modelja 21-vjeçare, që prej muajit shkurt mbajnë një lidhje në distance, raporton TCH.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që në atë pak kohë të përbashkët që kanë, të sakrifikohet sporti.

Cooper u fotografua të premten duke ndjekur me shumë vëmendje dhe dëshirë ndeshjen midis Murray dhe Janowicz, teksa e dashura Waterhouse përpiqej t’i shkëpuste sadopak vëmendjen me ledhatime dhe puthje.