Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 10:30

Majami – Aktorja Halle Berry ka fituar çmimin e nderit për punën e saj humanitare në ceremoninë gala të titulluar “Fuqia e femrave” në Hollivud.

Përveç saj për punë humanitare kanë marrë mirënjohje edhe Catherine Heigl, këngëtarja dhe aktorja Queen Latifah dhe ylli i serisë ”Desperate Housewives” Felicity Huffman, sipas raporteve të medias amerikane.

Aktorja 46-vjeçare, Berry, e cila kishte vuajtur nga dhuna në familje në të kaluarën, ka marrë çmimin për punën e saj në organizatën qendra “Jenesse”, e cila lufton kundër dhunës.

”Unë kurrë nuk do ta lë këtë vend”, tha aktorja duke marrë çmimin.
Huffman fitoi çmimin për punën e saj humanitare në luftën kundër kancerit të gjirit. Aktoren Berry nga fundi i këtij muaji do të mund ta shohim në filmin e ri ”Cloud Atlas”.

Ndërsa kohë më parë e fejuara e aktorit, Olivier Martinez, Berry, u dërgua me urgjencë në një spital në Los-Anxhelos pasi që fituesja e “Oscarit” u lëndua gjatë xhirimit të filmit të saj të fundit. Sipas informatave deri tek cilat kanë arritur mediat, aktorja është lënduar gjatë një skene aksion të filmit “The Hive”, kur ajo ra në trotuar betoni dhe lëndoi kokën, por pas disa ditësh kishte dalë nga spitali. (LajmeShqip.com)