Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 12:00

Pas ndarjes nga Stacey Keibler, George Clooney i ka vënë syrin aktores Eva Longoria. 
Sipas ‘The Sun’, edhe pse një nga protagonistet e serialit ‘Shtëpiake të Dëshpëruara” është e lidhur me Ernesto Arguello, ka pasur disa takime sekrete me aktorin e famshëm hollivudian.
Longoria dhe Clooney kanë punuar së bashku në fushatën e presidentit Barack Obama dhe sipas miqve të tyre, shkojnë shumë si çift.
Një burim tha për tabloidin britanik: “Clooney është në Itali dhe Eva në SHBA, por ai e ka ftuar në shtëpinë që ka pranë liqenit të Komos. George e pranon hapur që e pëlqen Evën, por e respekton faktin që ajo është e lidhur me dikë tjetër.”