Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 13:52

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, është nderuar për aftësitë e tij prindërore nga vajza e tij Chelsea, e cila i ka dhënë atij çmimin Babai i Vitit në një ngjarje gala në New York. 
Politikani është nderuar me çmim nga zyrtarët e Komitetit të Ditës Kombëtare të Babait, dhe ka bërë një fjalim prekës pasi ka marrë çmimin. 
Chelsea nga ana e saj tha: “Çdo ditë ai është babai im, dhe nuk kam nevojë për një çmim për t’i treguar se ai është më i mirë që ndonjëherë kam mundur të kem. Por unë jam falënderuese që ai po e pranon këtë mirënjohje të cilën unë, sigurisht, vajza e tij, mendoj se ai gjithmonë e ka merituar”. 
Gjatë fjalimit të tij Clinton mes tjerash ka rikujtuar “zënkën e vetme” me vajzën e tij kur ajo kishte qenë një vajzë adoleshente e shkollës së mesme që jetonte në Shtëpinë e Bardhë. 
“E pashë dhe i thashë, përderisa je ende në këtë shtëpi, të qenit president është detyra ime e dytë më e rëndësishme”, ka thënë Clinton, raporton BW. 
Nga fituesit e mëhershëm të kësaj mirënjohjeje ka qenë edhe një ish-president amerikan, Ronald Reagan, në vitin 1957, pastaj Dick Van Dyke në vitin 1967 dhe partneri i dikurshëm politik i Clinton, Al Gore, në vitin 1984.