Claudia Schiffer paraqitet si asnjëherë më parë në setin publicitar për linjën CHANEL.
Seti publicitar e paraqet Claudian në ngjyra bardhë e zi, me syze optike dhe dielli.
Subjekti i këtij spoti publicitar ka qënë emblema: merr një grua bjonde, me sy bojëqielli dhe trup fantastik; fotografoje si të duash, me syze optike apo dielli, dhe sërish do të jetë fantastike.
Dhe për këtë mision, Claudia Schiffer ka qënë personi i duhur.
Coco Chanel është modelistja legjendare, arsyeja pse femrat mund të veshin sot pantallona, arsyeja pse nuk mbajnë korsetë që të marrin frymën dhe përdorin parfumin si pjesë e domosdoshmërisë dhe jo luksit.
Chanel vdiq mbas 60 vitesh karrierë në vitin 1971 dhe trashëgiminë e saj e ka çuar gjithnjë e më përpara Karl Lagerfeld. Ndonëse nuk ka një shifër të saktë të fitimeve neto të kësaj perandorie, Chanel deri në ditët e sotme mbetet ikona e stilit dhe suksesit.
Dhe Claudia Schiffer është e denjë për të përfaqësuar këtë perandori. (lajmeshqip.com)