Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 10:00

Vajza, bëhuni gati të shikoni disa fustane të mrekullueshme nusërie! Është mëse e vërtetë që sapo shikojmë fustane nusërie, menjëherë fantazojmë për ditën madhështore të dasmës sonë. Koleksioni i Clair Pettibone është i duhuri për të marrë frymëzimin që ju duhet nëse po përgatiteni për të zgjedhur fustanin tuaj të nusërisë.

“Kur unë fillova të krijoj këtë koleksion, mendimi im kryesor ishte ta bëja një femër të ndihej e veçantë. Ta bëja të ndjehej si një princeshë e vërtetë. Në ditët e sotme  duhet të përfshihemi në botën magjepsëse të bukurisë”, është shprehur Clair.

Ky koleksion është fotografuar nga Elizabeth Messina, e cila ka arritur të shfaqë në setin fotografik thelbin e kësaj linjë mjaft bukur. Ajo çfarë e bën këtë fotografe kaq të aftë është mënyra se si ajo arrin të kapë momentin dhe të transmetojë në foto humor dhe ndjenja.

“Ajo shfaq bukurinë e përkryer të këtyre fustaneve në mënyrë perfekte, të cilën unë jam përpjekur ta ndajë me të gjithë botën. Siç duket, fustanet e mija kanë rënë në dashuri me aparatin fotografik të saj. Askush nuk mund t’i fotografojë më mirë se ajo”, tha Clair.

Clair Pettibone sjell edhe një herë romancën dhe elegancën femërore me format e saja seksuale, duke përdorur gurë magjik dhe pëlhura të rafinuara. Këto detaje e bëjnë ditën e martesës momentin më të veçantë në jetën e çdo femre.

(LajmeShqip.com)