Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 09:15

Bashkëpunimi i shumëpërfolur i Samanta Karavellës me reperin e njohur nga Kosova, Skivin e “Babastars”, është pritur shumë mirë nga fansat e tyre, duke e konsideruar një kombinim perfekt artistësh.

E veçanta e këtij klipi është se këngëtarët kanë përdorur inicialet e emrave të tyre për titullin e këngës “SS”. Se sa e kënaqur është pas këtij dueti provokues me

Skivin, një nga reperat më të pëlqyer të momentit, Samanta përgjigjet për gazetën “Panorama”: “Jam e kënaqur nga ky bashkëpunim, pasi është bërë punë profesionale në çdo detaj”.

Pyetjes se çfarë i bashkon në jetë si tipa, ajo i përgjigjet:

“Si tipa na lidh pozitiviteti, ndërsa si këngëtarë na bashkon pasioni për këtë profesion që kemi”. Aktuliasht ata po marrin ftesa për koncerte të ndryshme, që do të thotë se kënga ka goditur në vetëm pak ditë. Paralelisht me koncertet, Samanta po punon direkt për klipin e dytë të nxehtë të verës, në të cilin do të evidentojë sërish linjat e tonifikuara.