Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku ka mohuar të gjitha thashethemet e deritanishme se ajo dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar janë në lidhje dashurie. Në një kronikë në emisionin Prive në Klan Kosova, kushtuar përditshmërisë së ministres Çitaku, në punë dhe jashtë saj, ajo u pyet nëse ishin të vërteta ato që u thanë e u shkruan për lidhjen e saj me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë. Ministrja Çitaku pranoi se është e dashuruar, por jo me sllovenin Samuel Zhbogar. Ajo tha se ka dëgjuar e lexuar rreth kësaj teme, por sipas saj të gjitha janë të pavërteta. Çitaku tha se tanimë është në një lidhje dashurie, e të cilën nuk dëshiron ta bëjë publike. Por megjithatë ajo tregojë një detaj, rreth tij, duke bërë të ditur se ai nuk ka të bëjë fare me politikën.
|

20 November 2013 14:35
18 November 2013 16:45
16 November 2013 17:17
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50
14 November 2013 18:11
13 November 2013 12:41
12 November 2013 17:38
10 November 2013 15:41
10 November 2013 12:05