Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 13:12

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur ditët e fundit për Çiljetën.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka shpërthyer me sharje ndaj faqes ‘Cmendinadublim’ në “Instagram”, pasi ka postuar një foto të saj bashkë me djalin, ku ofendonin djalin, Fernando.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, Çili nuk e fsheh aspak irritimin ndaj të gjitha faqeve që e kanë përdorur negativisht vogëlushin Fernando.

Për këngëtaren është çdo gjë e pranueshme, deri sa preket familja e saj, ndaj dhe ka zgjedhur të reagojë aq ashpër ndaj këtyre faqeve.

“Unë kam vendosur që t’u bëjë padi të gjitha faqeve që guxojnë e merren me djalin tim. Tashmë për faqen në fjalë kam bërë një padi, si dhe për një faqe tjetër që e ka bërë një gjë të tillë më herët. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ata që guxojnë të më prekin familjen”, është shprehur Çiljeta e revoltuar.