Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 09:32

Ishte minorenia qё theu shumё tabu, por edhe e rritur vazhdon ende… Çiljeta arriti qё tё jetё nё kopertinat e gazetave dhe revistave pasi fitoi çmimin “Miss Kinemaja” nё spektaklin “Miss Shqipёria”. Bashkё me famёn e saj erdhёn dhe paratё, thashethemet, komentet e vogla pёr gjoksin e madh, por edhe ofertat pёr reklama.

E njohur pёr moskokёçarjen ndaj opinionit, por edhe pёr ekstravagancёn skenike, asaj iu ofrua qё tё bёj reklamёn e linjёs ‘hot’, qё njihej me numrin 0900-a. Ka qёnё e vetmja qё pranoi tё identifikohej nё kёtё linjё. Tё gjitha kёto iniciativa qё nё ditёt e sotme duken krejt normale, kanё ndodhur 10 vite mё parё, nё njё periudhё kur diskutoheshin centimetrat e minifundit…

Por Çiljeta ka njё dekadё qё ka ‘pushtuar‘ median. Gjatё verёs ёshtё kryesisht e angazhuar me koncertet nё brigjet shqiptare dhe gjatё dimrit nё diasporё. Çdo vit publikon kёngё tё reja.

Dhe nuk mjafton kjo, pasi sё shpejti ajo do tё shfaqet si balerinё nё spektaklin “Dancing with the stars”, ku si partner do tё ketё Dionin. ”Ishte njё ftesё qё mё ka ardhur qё vjet, por pёr shkak tё angazhimeve tё shumta qё pata, nuk ishte e mundur. Kёtё vit i kam sistemuar gjёrat qё mё parё dhe jam gati qё ta provoj veten”, shprehet ajo ndёrkohё qё ka filluar me provat qё prej 15 Shkurtit.

Por surprizat e saj si miss, fotomodele, kёngёtare, mbase dhe balerinё nuk kanё tё sosur! Ajo i ka hyrё edhe politikёs pёr tё cilёn shprehet se ‘do t’i shkojё deri nё fund’. Synon tё bёhet Ministre e Jashtme dhe se do t’i merrte tё gjitha vajzat e bukura pёr tё punuar dhe lobuar. “Ёshtё njё mentalitet i gabuar pёr bukuroshet, sikur kanё vetёm pamjen e jashtme edhe aq… Jo, jo, po tё mblidhja unё njё shtab me vajza tё bukura dhe tё zgjuara, Shqipёria do tё anёtarёsohej shumё shpejtё nё Evropё”, shprehet ajo.

E deri atёherё tё shohim se ç’do bёhet me Çiljetёn…