Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 10:15

Këngëtarët shqiptarë Çilijeta dhe Noizy kanë lansuar projektin e ri muzikor të tyre të quajtur “Gangsta Love”.

Risi e këtij videoklipi është gjatësia e tij prej 11.45 minutësh, që lirisht mund të quhet si një mini film, e që nuk i ngjan një videoklipi muzike, transmeton koha.net.

Këtë videoklip e ka realizuar “Max Production”, ndërsa si producente ka qenë vetë këngëtarja Çilijeta Xhiliaga, producent i muzikës është Elgit Doda.