Lajme Shqip Saturday, 10 September 2011 16:53

Mel Gibson ka nxitur zemërime mes komuniteteve hebreje dhe më gjerë, vetëm me njoftimin për projektin e filmit të tij të ri.

Siç është raportuar edhe më parë nga Deadline, aktori dhe regjizori i shumëpërfolur Gibson, do të bashkëpunojë nëpërmjet studiove të Warner Brother me regjizorin e “Basic Instict” Joe Eszterhas për të bërë një film mbi heroin çifut Judah Maccabee. Judah Maccabee është ai që ka çliruar Jeruzalemin në një histori të lashtë biblike, duke inspiruar në këtë mënyrë pushimet Hannukah.

Gibson ndër vitesh është filmuar duke lëshuar fjalë ofenduese dhe shkaktuar përçarje kulturash dhe besimesh, pavarësisht se mund të kenë qënë reagime nën efektin e alkoolit.

Kryetari i “Anti Defamation Legue” është shprehur për Hollywood Reporter:

“Prania e Mel Gibsonit do të ishte një parodi për Judah Maccabee, e thënë dhe e luajtur prej tij që nuk ka asnjë respekt dhe ndjeshmëri  ndaj mendimeve dhe besimeve të njerëzve të tjerë.” (LajmeShqip.com)