Lajme Shqip Saturday, 19 March 2011 10:48

Burrë e grua, mish e thua. Kështu i thonë fjalës së urtë, të cilën Ami dhe Ermali duket se e plotësojnë 100%. Ata veç faktit se kanë zgjedhur ta kalojnë jetën bashkë, kanë të njëjtin biznes, atë të fustaneve të nuseve, e së fundmi do punojnë edhe bashkë në të njëjtin televizion, te Vizion Plus.

Ermali bën bashkë me Julin e Gentin apartamentin 2XL, ndërsa Ami do tё prezantojë së shpejti, “Dancing with the stars”, pasi Alketa Vejsiu prezantuesja e mëparshme është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë.

Pёrpara se të nisin angazhimet e këtij sezoni, çifti bashkë me miqtë ka vendosur të kalojnë disa ditë në Mavrovë, Borë, ski, lojëra dhe dreka e darka.