Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 11:34

New York City – Një çift i ri Brangelina është shfaqur në festën e Halloween-it! Aktorja Jennifer Love Hewitt dhe i dashuri i saj Jarod Einsohn kanë qenë karikatura e çiftit më të famshëm hollivudian.


Jennifer kishte veshur një fustan të gjelbërt me një maskim sikur të ishte shtatzënë, duke përkujtuar pamjen e Angelinës shtatzënë me binjakët Knox dhe Vivienne në vitin 2008. Madje, Jennifer mbante edhe një çantë të markës Louis Vuitton, me të cilën Angelina është parë shpesh kohëve të fundit.

Ndërsa i dashuri i saj Jarod kishte veshur një paruke të bollshme dhe një veshje të zakonshme meshkujsh. E veçanta e kostumit të tij ishte se nëpër xhepa kishte futur kukulla të ndryshme, duke të kujtuar përkushtimin e tij ndaj fëmijëve të tij të shumtë.

Teksa ishin drejtuar për në ambientin festiv të kapur dorë për dore, Jennifer dhe Jarod duket se janë ndjerë të sikletosur teksa paparacët i fotografonin.


Ndër të pranishmit në festë, kishte edhe personazhe të tjerë që ishin kthyer në ikona halloweeni, si p.sh Nicole Richie ishte veshur si Jennifer Lopez, me kostumin e saj sportiv tipik ngjyrë rozë dhe syzet e pazëvendësueshme të markës së saj; Gwen Stefani ishte veshur si Hirushja, dhe Kim Kardashian ishte veshur si shtriga helmuese në serialin e famshëm “Batman & Robin”. (LajmeShqip.com)