Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 16:14

Duket se thashethemet pёr çiftin Charlene Wittstock dhe Princin Albert janё tё vёrteta.

Sipas burimeve lokale, çifti jo vetёm qё ka fjetur nёpёr hotele tё ndryshme gjatё muajit tё tyre tё mjaltit, por duket se kanё nёnshkruar edhe njё marrёveshje paramartesore sekrete. Sipas kёsaj marrёveshje, Charlene mund ta lёr Princin e Monakos vetёm pasi t’i ketё dhёnё trashёgimtarin e aq shumё tё dёshiruar.

Por deri atёhere, ajo qё ёshtё quajtur ‘Princesha e trishtuar’, duhet t’i qёndrojё nё krah burrit qё aq shumё po e bёn tё vuajë.

Princi Albert, me kthimin e tij nё Monako, duhet t’i nёnshtrohet testeve tё ADN-sё pёr tё vёrtetuar atёsinё apo jo tё dy fёmijёve tё jashtёligjshёm. (LajmeShqip.com)