Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 08:08

Tё dy janё aktorё hollivudi, shumё tё talentuar dhe me shumё admirues. Dhe me sa duket tё dy do tё jenё zyrtarisht si çift.

Bёhet fjalё pёr Keanu Reeves dhe Charlize Theron tё cilёt, sipas revistёs ‘Star’, pasi e kanё mbajtur tё fshehtё lidhjen e tyre pёr gati njё vit kanё vendosur tё dalin publikisht. Kur? Nё javёt nё vazhdim, nё Britani, ku tё dy do tё jenё pёr çёshtje pune.

 

Nё fakt protagonisti i filmit ‘Matrix’ do tё jetё duke xhiruar pёr filmin e tij tё ri “47 Ronin”; ndёrsa fituesja e çmimit oskar si aktorja mё e mirё femёr nё filmin ‘Monster’, do tё jetё pёr xhirimin e filmit “Prometheus”. Dhe pikёrisht atje, pёrballё syve tё publikut britanik do tё deklarojnё lidhjen e tyre.

 

Charlize dhe Keanu njihen prej kohёsh. Takimi i tyre i parё ka qёnё mё 1997 nё filmin ‘Avokati i Djallit’ dhe tjetri mё 2001, nё filmin romantik dhe tё pёrlotshёm ‘Sweet November’ ku tё dy ishin protagonistёt kryesorё.

 

Charlize mbrapa krahёve ka njё divorc nё vitin 2010 me irlandezin Stuart Townsend mbas 8 vitesh bashkё; ndёrsa Keanu ka njё histori akoma mё tё dhimbshme, ku nё vitin 2001 ka parё tё vdiste nё njё aksident automobilistik tё fejuarёn e tij Jennifer Syme, pak pasi kishin humbur fёmijёn e tyre.

 

Mbase ka ardhur ora e mirё pёr tё dy qё t’ia nisin njё jete tё re…