Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 13:10

Në ceremoninë mortore të organizuar në nder të këngëtares legjendare të muzikës soul Etta James, është parë qartë që Christina Aguilera e ka njderë presionin e performimit në një event të tillë.

Bjondina 31-vjeçare teksa këndonte këngën e famshme “At Last” është parë të pikonte më shumë se sa vetëm tek sytë! Gjatë performimit të saj është vënë re se këmbët e saj kanë filluar të njollosen nga disa rrëpila që zbuluan jo vetëm faktin e nxirjes artificiale por edhe të përdorimit të një preparati jo të mirë!

Pasi ka përfunduar interpretimin, pa dyshim që është turpëruar nga kjo situatë e ndodhur në një skenë kaq solemne!

Christina Aguilera ka qenë shpesh herë objekt thashethemesh për guston e saj në veshje, por jo më pak edhe të skandaleve me pijet alkoolike. (LajmeShqip.com)