Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 11:26

Thonë se kamera t’i shton 5 kilogramë po të dalësh në televizor, gjë që është një problem mjaft i madh për këngëtaren Aguilera që pa nevojën e saj i ka të shtuara natyrshëm 20 kilogramë të tjerë.

Christina Aguilera, juristja e programit ‘The Voice’ në Amerikë ka filluar të ketë mjaft probleme me kameramanët, të cilëve ua ka kufizuar në maksimum planet e xhirimeve. Insistimet e saj ‘Mos më filmo në këtë pozicion dhe në atë…’ kanë bërë që operatorët ta kenë mjaft të vështirë ta filmojnë atë në një mënyrë të tillë që ajo të mos duket e shëndoshë.

Sipas burimeve të ‘Enquirer’ artistja ka disa kohë që ka hequr dorë nga veshjet elegante dhe moderne, pasi rrobaqepësja e saj tashmë është fokusuar vetëm që t’i qepë rroba për t’ia mbuluar disi shëndetin me qëllim që ajo të duket më e dobët. Shëndeti i tepërt i saj është kthyer aq shumë shqetësues për të, saqë ajo ka filluar që të kërkojë t’i bëjnë edhe makijazhin në mënyrë të tillë që ajo të duket më elegante. (LajmeShqip.com)