Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 12:00

Christian Louboutin na ka mahnitur me qindra koleksione gjatë 20 viteve të fundit, gjithmonë me format e ndryshme dhe shumë elegante të këpucëve. Më thoni, cila është ajo femër që nuk i ëndërron një palë këpucë nga Christian Louboutin? Edhe nëse nuk është mundësia ekonomike për t’i blerë një palë këpucë  origjinale, ka preferuar të ketë një palë këpucë që të jenë kopje, por ama të kenë stilin e të këpucëve  Christian Louboutin.

Për hir të 20-vjetorit të krijimit, tani sapo kanë hedhur në treg një koleksion i cili përfshin këpucët më të mrekullueshme të kësaj firme kaq të njohur.

Në këtë koleksion shfaqen dizajne spektakolare dhe shumë ekzotike. (LajmeShqip.com)