Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 10:46

Rock ylli,Chrissie Hynde, udhëheqëse e grupit ‘The Pretenders’ ka ngjallur debat të ashpër tek shoqatat për mbrojtjen e viktimave të dhunuara.

Ajo ka thënë se femrat janë fajtore kur dhunohen nga meshkujt.

“Ata janë motoristë. Po luajte me zjarrin do të digjesh. Femrat nuk duhet të mbathin take sepse me to nuk mund të ikin. Nuk bën as të veshin rroba provokuese sepse në këtë mënyrë vetë po kërkon marrëdhënie seksuale”, ka thënë Chrissie Hynde.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shoqatave amerikane që mbrojnë viktimat e dhunuara në SHBA. “Të fajësosh veten sikurse Chrissie Hynde, shpesh bën që viktimat të mos ecin përpara e të mos marrin mbështetjen që e meritojnë. Pavarësisht rrethanave, viktima nuk duhet fajësuar kurrë”, thuhet në reagimin e shoqatave amerikane.

Këngëtarja, 60 vjeçare ishte dhunuar në të njëzetat e saj nga një motorist i cili në vend se ta dërgonte në një ndejë e dërgoi në një shtëpi të zbrazur ku e kishte dhunuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.