Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 16:40

Këngëtari i njohur i rrymës R&B, Chris Brown i cili famën më të madhe të tij e fitoi shkurtin e vitit 2009, pas dhunës fizike që ai ushtroi mbi Rihannën, mësohet se ndihet i lodhur nga kjo situatë e krijuar.

Pas publikimit të fotove të fytyrës së transformuar të këngëtares, pas padisë dhe intervistave të njëpasnjëshme nga ana e saj jo vetëm akuzat por edhe opinioni publik filloi të rëndonte mbi Chris Brown. Pas një pauze disamujore nga muzika Rihanna, qëlloi në shenjë duke publikuar këngën ” Russian Roulette”, ku përshkroi gjithçka që kishte ndjerë dhe gjendjen momentale shpirtërore.

Ndërkohë që Chris në këmbim mori një gjobë të majme nga vetë gjykata e Los Angelos si dhe u vu disa muaj në provë për të parë sjelljen dhe reagimet e tij të ardhshme.Duke u përpjekur të pastronte imazhin e tij këngëtari incizoi një video ku i kërkonte falje fansave dhe Rihannës për sjelljet e pahijshme. Por pak muaj më parë ai aksidentoi një grua me makinë nga e cila u padit pasi u largua nga vendngjarja.

Skandalet e tij të njëpasnjëshme kanë shkaktuar pakënaqësi tek publiku, duke kthyer vlerësimi që kishin për muzikën dhe talentin e tij, në paragjykime të shumta. Këto e shumë të tjera e detyruan këngëtarin të pohojë lajmin se pas publikimit të albumit të ri në datën 20 gusht mendon të largohet përgjithmonë nga muzika. Pasi sipas tij fama falë muzikës është një ndër gjërat më të bukura që mund t`i ndodhin një personi, ndryshe nga fama e shkaktuar nga skandalet.