Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 16:23

Mbrëmë, pasi kanë darkuar me familjarë dhe me miq, Kim Kardashian dhe Chris Humphries janë kthyer për në shtëpi.

Si duket tensioni para dasmës për 26-vjeçarin Chris ka shpërthyer dhe papritur e pakujtuar ka filluar t’i godasë me çantat që mbante në dorë paparacët që e ndiqnin.

E habitur Kim Kardashian, që është mësuar me të qënin në gjëndër të vëmëndjes, i është kthyer të fejuarit të saj duke i thënë: “Pse e bëre një gjë të tillë?!”

Epo, djali nuk ka faj se ndonjëherë paparacët të marrin edhe frymën! (LajmeShqip.com)