Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 20:50

Rihanna është në një lidhje të re me Travis Scott dhe Chris Brown nuk është i lumtur për këtë fakt.

Javën e kaluar është zbuluar lidhja e Rihannas me Travis Scott.

Kjo ka befasuar shumë njerëz, e as Chris Brown nuk ka mbetur i kënaqur me këtë fakt. HollywooLife mëson se Brown nuk ka qëndruar në festat ku Rihanna ishte prezente, pasi nuk mund ta shikonte në krahë të dikujt tjetër.

Është mësuar se Chris nuk ka asgjë personale me të dashurin e ri të Rihannas, por thjesht nuk mund ta shikojë këngëtaren me dikë tjetër, transmeton lajmi.net.

Ata nuk ia kanë arritur të qëndrojnë bashkë në lidhje, por Chris dhe Rihanna kanë vazhduar kontaktet dhe vazhdimisht shprehin dashurinë për njëri-tjetrin, në një mënyrë ose tjetër.

Rihanna së fundmi është thënë se edhe ajo ka xhelozuar Ritën për këngën me videoklip të nxehtë që ka bërë me ish të dashurin e yllit nga Barbados.