Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 14:09

Kёngёtari Chris Brown ёshtё njё fqinj tmerri. Kёshtu e kanё pёrkufizuar banorёt e tjerё, nё bllokun ku ai ka apartamentin lluksoz.

Banorёt e kёsaj zone pohojnё se 22-vjeçari, yll i muzikёs R&B, lёshon muzikё shurdhuese rap, gjatё gjithё ditёs, ditё edhe natё.

Gjithashtu, ai akuzohet prej tyre edhe pёr keqparkim tё makinёs sё tij, por akoma mё shumё pёr vёnien nё garё tё qenve tё tij nё orare tё papёrshtatshme tё ditёs dhe natёs, nё mes tё rrugёs.

Komshinjve tё tij duket se i ka ardhur nё majё tё hundёs sjellja e tij, prandaj ata kanё njoftuar policinё edhe pёr gdhendjen e inicialeve “CB” nё ashensor.

Por, sipas avokatёve tё kёngёtarit, ai ёshtё brenda ligjit dhe asgjё pёr tё cilat ankohen komshinjtё e tij, nuk kanё baza ligjore pёr t’u ndjekur. Ështё i dukshёm fakti qё ai ёshtё i padёshirueshёm nё atё lagje, pёr mё tepёr edhe pёr historikun qё ka. Nё vitin 2009 ai rrahu shumё rёndё tё dashurёn e tij tё asaj kohe, kёngёtaren e famshme Rihanna. Nё fillimet e karrierёs sё tij ai njihej si Michael Jackson i ardhshёm, pasi e imitonte Jacksonin gjatё kёrcimit nё mёnyrё perfekte, por ndryshe nga Jacksoni, Chris rezultoi njё temperant mjaft posesiv.

E kush do e dёshironte njё fqinj tё tillё? (LajmeShqip.com)