Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 17:35

Të dielën Chris Brown ka qënë duke kënduar në skenën e MTV Video Music Awards kur ora e tij është liruar. Ai e ka hequr nga dora atë dhe e ka hedhur në një cep të skenës, por aksidentalisht ora ka rrëshkitur në mes të turmës.

Një orë floriri Rolex prej gurësh diamanti, me vlerë prej 15.380 euro e ka vënë në siklet edhe vetë këngëtarin i cili ka dërguar një nga truprojat e tij për ta kërkuar orën mes publikut.

Për fatin e tij të mirë një admirues i ndershëm e ka kthyer orën duke ja drejtuar vetë personit që kishte dalë në kërkim të saj.

Chris Brown i cili nuk mundi të shihte fytyrën e admiruesit që i ruajti orën është shprehur nëpërmjet medias për ta falenderuar për gjestin e ndershëm.

Kjo ishte hera e parë që këngëtari Chris Brown mori pjesë në VMA që mbas vitit 2009 kur ai rrahu ish të dashurën e tij Rihanna. Për 3 vite ai ka qënë i detyruar të mos i afrohej asaj as 500 metra, prandaj dhe ai më herët nuk ka marrë pjesë në këto evenimente ku merrte pjesë edhe Rihanna. (LajmeShqip.com)