Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 08:50

Chelsea Clinton, e bija e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe e Sekretares aktuale të Shtetit në SHBA, Hillary Clinton do të shfaqet në televizion si gazetare.

Ajo do të nisë punën në televizion si reportere në serinë informative “Making a Difference” në kanalin NBC.

Nuk ka asnjë interes që të bëhet yll televizioni, thjesht do të tregoj histori, do të jetë e angazhuar me reportazhe, ka shpjeguar presidenti i NBC, Steve Capus, pas një takimi që ka pasur me Chelsea Clinton.

Vetë Chelsea në një komunikatë për shtyp ka konfirmuar se dëshironte të prekë tema domethënëse, gjë të cilën e ka bërë gjatë kohës në Universitet apo edhe me angazhimin e saj në organizata jo fitimprurëse.

Sipas miqve të saj të afërt, të ardhurat që do të përfitojë nga kjo kontratë e re pune, Chelsea do t’ia dhurojë fondacionit Clinton.