Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 18:18

Aktorja e famshme hollivudiane, Charlize Theron, ka dhënë mbrëmë një intervistë për “Pierce Morgan Tonight” në CNN-TV.

Në intervistën e saj ajo ka theksuar se e kupton rëndësinë e martesës tek shumë njerëz, por ajo vetë është kundër martesës.

“Unë dua të kem lidhje që zgjasin dhe kështu i kam patur lidhjet deri tani. Është ky lloji i lidhjes që më pëlqen. Ceremonia në vetvete, për mua nuk ka asnjë rëndësi. Nuk e shoh veten të martuar”, tja Theron.

Jo, martesa nuk bën për të! Aktorja sudafrikane preferon histori afatgjata, si ajo me aktorin irlandez Stuart Toënsend ose flirte pa ndonjë rëndësi të madhe, si ajo me Ringon.

Ajo çfarë e ka bërë më argëtuese intervistën me të, ka qënë momenti kur Charlize ka filluar të flasë në gjuhën afrikançe. Ndiqeni vetë teksa komunikon me gazetarin Morgan në gjuhën meme. (LajmeShqip.com)