Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 16:44

Vitet e fundit Hollivudi është mbushur me aktore që bëhen nëna dhe festimet për këtë eveniment duket sikur është kthyer në një mani apo garë ndërmjet tyre.

Nëse edhe Charlize është pjesë e kësaj manie të re apo jo, nuk e dimë, por aktorja australiane është shprehur vetë se ka shumë dëshirë të bëhet me fëmijë.

Dëshira për t’u bërë nënë edhe për këtë aktore duket se ka trokitur në derë. Për shkak të statusit të saj të gjatë beqar, ajo e konsideron të mundshëm edhe birësimin.

“Jam e hapur ndaj çdo alternative në jetë. Pse jo edhe birësimi?” ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)