Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 11:31

Aktorja Charlize Theron është bërë nënë për herë të parë!

Zëdhënësi për bukuroshen australiane ka konfirmuar se 36-vjeçarja, fituese e Academy Award ka birësuar një foshnje-djalë, të cilin e ka quajtur Jackson.

Megjithëse si një nënë e re duhet t’i ketë duart dhe kohën e zënë, ajo ka gjetur kohën për të festuar këtë ngjarje sëbashku me disa nga miqtë e saj, si p.sh me Katie Holmes dhe stilisten Leslie Fremar.

Charlize e cila u nda vjet në janar nga i fejuari i saj Stuart Townsen, mbas  nëntë vitesh bashkë, pavarësisht zhgënjimit nga kjo romancë, ajo nuk hoqi asnjëherë dorë nga dëshira e saj për t’u bërë nënë, madje duke e shprehur edhe shpesh herë në publik idenë për të adoptuar një fëmijë. (LajmeShqip.com)