Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 16:02

Të jesh një njeri familjar, duket si një koncept i ndryshueshëm për disa njerëz. Charlie Sheen i keqpërfolur shumë viteve të fundit për neglizhencën e tij dhe sjelljen aspak atërore ndaj fëmijëve të tij, duket se kohëve të fundit ka kthyer plotësisht pllakën.

45-vjeçari i ka blerë një shtëpi ish-gruas së tij të parë, Denise Richards, vetëm gjashtë shtëpi larg tij, por brënda komunitetit të tij Malibu.

Charlie i cili sapo është kthyer nga një pushim lluksoz me ish-gruan e tij të fundit, Brooke Muller, i ka habitur të gjithë me këtë veprim. Por ai ka sqaruar se shtëpinë që ja ka blerë ish-gruas së tij ka qënë për shkak të dy vajzave të tij me të, dëshiron t’i ketë pranë dhe të ketë më shumë mundësi për t’i takuar.

Por nëse një ditë tjetër Charlie-t i vjen ndër mënd që t’i ketë po aq afër dy binjakët e tij me Brooke, çfarë do të ndodhte me dy ish-gratë e tij në të njëjtën lagjje?

Megjithëse zëra thonë se ekziston mundësia e bashkimit të Denise-t me Charlie-n, asgje nuk është e deklaruar zyrtarisht. Në fakt gjërat duket se po përshpejtojnë shumë, pasi menjëherë pasi Charlie i ka blerë shtëpinë, Denise ka filluar të fus rrobat e saj në shtëpinë e re. (LajmeShqip.com)