Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 18:49

Pas problemeve të shumta që Charlie ka patur me punën e tij, ku u përjashtua nga seriali “Një burrë e gjysëm”, problemet me gruan e tij Brooke Mueller nuk kanë patur fund.

Pas luftimeve të pafundta për të fituar secili të drejtën e kujdestarisë së fëmijëve të tyre binjak dhe akuzave të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, duket se ata e kanë gjetur më së miri gjuhën e marrëveshjes: paqen!

Megjithëse fundjava e tyre është dukur me nota romantike, ata nuk kanë pranuar se janë kthyer sërish por se vazhdojnë të jenë shokë të mirë.

Të lidhur sërish apo jo, të shohim edhe disa, sepse nga eksperinca që kemi me vipat, ndonjëherë ata na mashtrojnë.  (LajmeShqip.com)