Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 20:00

Londër – Ashtu si çdo vit, revista prestigjioze “People” do të japë titullin e mashkullit më seksi në planet. Dhe duket se këtë vit, “mashkulli më seksi i planetit” ka për të qenë Channing Tatum i cili është vlerësuar së tepërmi për trupin e tij.

Sipas të gjitha gjasave ai ka marrë numrin më të madh të votave të lexuesve të revistës si dhe vlerësimin e drejtuesve të revistës të cilët në fakt duket se do ta shpallin fituesin më 14 nëntor.

Por këtë vit ekskluziviteti është dekonspiruar dhe revista akoma nuk ka reaguar për këtë lajm të nxjerrë nga mediat. Një vit më parë ka qenë Bradley Cooper, i cili u shpall si mashkulli më seksi i planetit. (LajmeShqip.com)