Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 20:00

Lidhja juaj ka filluar të zbehet dhe magjia që dikur ju rrethonte, duket sikur është zhdukur? Kjo ndodh gjithmonë pasi me kalimin e viteve njeriu mësohet me praninë e partnerit dhe nuk është më aq e rëndësishme të dukeni bukur, apo të visheni seksi dhe me kujdes. Jeni çliruar nga këto paradokse, pasi keni disa vite që jetoni bashkë, dhe ai tashmë ju ka parë me makiazh, por edhe pa të.

Për të shtuar më shumë dritë në marrëdhënien tuaj intime duhet të provoni diçka të re. Pse jo një mbrëmje nën dritën e qirinjve? Apo një shëtitje në park dhe pak ledhatime në makinën tuaj? Ose thjesht, bëhuni nostalgjikë për atë natën ‘e çmendur’ që kaluat dikur bashkë. Merrni kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin.

Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej nga piloti automatik. (LajmeShqip.com)