Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 11:14

Blero për herë të parë ka folur për lidhjen e re të Teutës si dhe për ‘skandalin’ me Dj Gamble.

Blero në një intervistë për televizionin Tribuna ka folur për temat shumë të diskutuara në media e rrjetet  sociale kohët e fundit.

Ndër ta, ai është pyetur edhe për mendimin e tij rreth lidhjes së re të ish-bashkëshortes Teutës, për të cilën ai ka thënë se është i kënaqur nëse ajo është e lumtur pasi ajo është nëna e vajzës së tij dhe çfarë e bën të lumtur atë do reflektojë edhe te Tara.

Blero gjithashtu ka thënë se Teuta është femër e mençur dhe ajo do të vendosë drejtë për të ardhmen e saj, transmeton lajmi.net.

Ai ka zbuluar se në tetor do të sjellë një këngë të re, që do jetë bashkëpunim ndërsa për Afronën ka thënë se është shumë i lumtur me të, megjithëse janë në fazat e hershme të ldhjes dhe se nuk mendojnë për ndonjë gjë më serioze, ende.