Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 18:02

Kolesteroli është pjesë e membranës së jashtme që mbulon secilën qelizë. Ai shërben për të izoluar fijet nervore dhe ndihmon në përçimin e sinjaleve nervore. Nga kolesteroli formohen edhe disa hormone që bartin sinjale kimike nëpër trupin tonë.

Pa kolesterol, trupi i juaj nuk do të funksiononte siç duhet, por nga ana tjetër, niveli i rritur i kolesterolit në gjak, rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të arterieve.

Kolesteroli dhe ushqimi
Ushqimet që përmbajnë më shumë kolesterol janë vezët. Jo të gjitha yndyrnat rrisin kolesterolin në gjak. Yndyrnat e ngopura në mëlçi shëndoshen në kolesterol.

Nivelet e Lipoproteinës
Njohuritë rreth nivelit të kolesterolit në gjak nuk mjaftojnë për të përcaktuar përqindjen e rrezikut rreth sëmundjeve të zemrës tek ju. Ju duhet të dini edhe nivelin e lipoproteinës, të cilat janë molekula speciale që mbartin ose transportojnë kolesterolin në trup.

Janë tri lloje kryesore:
1. Low-density lipoprotein (LDL), lipoproteina e densitetit të ulët që njihet edhe si kolesteroli ‘i keq’, e cila bart kolesterolin nga mëlçia në qeliza dhe nëse furnizimi është më i madh se sa kërkesa atëherë ajo shkakton grumbullimin e rrezikshëm të kolesterolit.

2. High-density lipoprotein (HDL), ose lipoproteina me densitet të rritur; kjo bart kolesterolin nga qelizat dhe e kthen në mëlçi, ku zbërthehet apo ekskretohet.

3. Trigliceridet; rreziku është më i madh nëse një person ka nivelin e lartë të LDL kolesterolit dhe triglicerideve dhe nivelin e ulët të HDL kolesterolit.

Niveli i kolesterolit të shëndoshë dhe vlerat mesatare:
– Kolesteroli i përgjithshëm < 5,0 mmol/l
– LDL kolesteroli < 3,0 mmol/l
– HDL kolesteroli > 1,0 mmol/l për meshkuj dhe / > 1,2 mmol/l për femrat

Është shumë i rëndësishëm raporti mes kolesterolit të keq dhe atij të mirë, nuk ka rëndësi maksimale vetëm kolesteroli në përgjithësi.

Rreziku që sjell kolesteroli ndërthuret natyrisht edhe me disa faktorë të  tjerë siç janë: mosha, gjinia, historia familjare për sëmundje të zemrës, konsumimi i duhanit, tensioni i lartë i gjakut, ose diabeti.

Sa më i madh është rreziku për sëmundje të zemrës (psh, mashkulli që pi duhan, me tension të lartë, dhe diabet), aq më shumë është nevoja që niveli i kolesterolit të mbahet i ulët. Ekspertët britanik rekomandojnë këtë limit të nivelit të kolesterolit për personat që i takojnë grupit të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, ose vuajnë nga sëmundjet e zemrës; Kolesteroli total – më pak se 4.0 mmol/l dhe LDL kolesteroli – më pak se 2.0 mmol/l. (LajmeShqip.com)