Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 13:00

Viruset që po qarkullojnë nëpër botë, veçanërisht në këtë periudhë, nuk e kanë lënë mangët as këngëtaren Celine Dion.

Këngëtarja kanadeze 43-vjeçare ka njoftuar se për shkak të problemeve që virusi i ka shkaktuar në kordat vokale, ajo i ka anulluar të gjitha koncertet e saj deri në fund të muajit qershor.

Si një artiste që tashmë jep rregullisht koncerte pranë Caesar’s Palace në Las Vegas, Celinë është shprehur e shqetësuar për të gjithë ata fansa që mund t’i ketë zhgënjyer me këtë lajm.

Javën e kaluar gjatë një koncerti të saj, ajo nuk ka patur aspak kontroll mbi zërin e saj. E shqetësuar për këtë gjëndje që nuk është përmirësuar edhe pas disa ditësh pushim, Celine është konsultuar me një doktor, i cili i ka siguruar rikthim 100% të zërit nëse ajo do të qëndrojë pushim për disa muaj.

T’i thuash një këngëtareje të madhe si Celine, që nuk mund të ngjitesh në skenë për 4 muaj, sigurisht që nuk është e lehtë, por ajo shpreson që të paktën të ketë mirëkuptimin e fansave të saj. (LajmeShqip.com)