Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 13:39

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas dhe partnerja e tij, Sara Carbonero, janë në pritje të fëmijës së parë. 
Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të familjes së spanjollit, ndërsa thuhet se Carbonero është në javën e trembëdhjetë të shtatzënisë, raporton bw. 
Pas kthimit nga Brazili (ku qëndruan për Kupën e Konfederatave), prindërit e ardhshëm do të shkojnë për pushime në një destinacion të panjohur. 
Sara Carbonero, e cila është gazetare sportive, e ka filluar lidhjen me portierin Casillas që nga viti 2009.